Mino Raiola vihet ne shenjestren e organeve fiskale ne Holande. Lajmi behet i ditur nga ‘Il Fatto Quotidiano’ sipas te cilit ne vendin e tulipaneve ka nisur nje hetim ne lidhje me rezidencen reale fiskale te superagjentit italian te futbollisteve. Por jo vetem kaq nen analizen e organeve tatimore holandeze jane edhe pagesat e bera nga klubet dhe percaktimin e natyres se tyre ne aspektin fiskal.
Reagimi i Raioles ka qene i menjehershem i cili eshte mbrojtur ne lidhje me keto akuza qe jane publikuar. ‘Nuk di asgje per keto verifikime fiskale-tha Raiola per ‘Il Fatto Quotidiano’-megjithate nuk shqetesohem. Kam vepruar gjithnje duke respektuar normat e çdo shteti ku kam punuar’.
Persa i perket rezidences dyshohet se Raiola ka nje te tille ne Holande, nderkohe qe ai jeton ne Montekarlo. ‘Nuk jam shtetas holandez dhe kam rezidence ne Montekarlo ku edhe jetoj. Per me teper nuk kam asnje kompani ne Holande-tha Raiola.
Megjithate ne Holande nuk eshte mbyllur kjo çeshtje dhe po vijojne verifikimet. Ne fakt po hetohet edhe aktiviteti i Raioles gjate transferimeve te lojtareve ne periudhen 2014-2017 dhe behet fjale per qarkullimin e 437 milione Eurove nga Raiola nepermjet levizjeve te lojtareve.
Prokuroria nisi hetimet e saj edhe per aesyen se emri i Raioles eshte lidhur me ate te kompanise ‘Maguire Tax&Legal’ qe e ka seline pikerisht ne Vendet e Uleta, lidhje te cilen Raiola e ka mohuar ne menyre kategorike duke theksuar se kesaj shoqerie i jane drejtuar disa nga lojtaret qe ai perfaqeson por pa u detyruar prej tij.
Sfidanti.al