Përse Liverpuli është mbi Mançester Junajtidin?

Specialistët  vënë në dukje faktin se “djajtë e kuq” janë një ekip në krijim e sipër dhe se kanë trajner të ri. Por statistikat tregojnë diçka krejt tjetër. Në pjesën e deritanishme të sezonit, futbollistët e Liverpulit kanë vrapuar, gjithsej 1282 km që do të thotë 17 km më shumë se ata të ManSitit dhe, madje, 134 km më shumë se ManU-ja.

Është interesant fakti se ekipi i Old Trafordit (ManU) ndodhet në vendin e fundit të kësaj tabele dhe kjo statistikë është kaq dëshpëruese, kur mëson se edhe lojtarët e Sanderlendit të vendit të fundit kanë vrapuar dy km më shumë se sa “djajtë e kuq”. Sidoqoftë, duhet të theksohet se loja agresive ka qenë stili i Jurgen Klopit edhe kur ai ka drejtuar Borusian e Dortmundit, me të cilën ai ka fituar dy tituj në Bundesligë dhe, gjatë një kohe të caktuar, ndaloi dominimin e Bajernit të Mynihut.