Nofka e tyre është “Titanët”. Ky është emir i malit më të lartë të San Marinos, Monte Titanos … 749 metra i lartë. Bëhet fjalë për ekipin përfaqësues të njërit prej vendeve më të vegjël në botë, që do të luajë ndaj kampiones së rruzullit, Gjermanisë. Në mes të lojtarëve, ai që mund të mburret më shumë është Filipo Berardi, që bën pjesë në skuadrën B të Torinos.
Pjesa tjetër? Aty gjen një shitës dyqani, elektricist, shitës ullinjsh dhe studentë, ndërsa portieri Aldo Simonçini është specialist kompjuterësh. Nuk mund të ecë ndryshe futbolli në një shtet që ka vetëm 30 000 banorë, aq sa do t’i dukeshin pak edhe një lagjeje të Tiranës. Simonçini mban mend ndeshjen e tij të parë me përfaqësuesen, një 0-13 ndaj Gjermanisë në 2006. “Këtë herë nuk do të jetë kështu, – thotë ai, – ne jemi përmirësuar.
Portieri shpëtoi nga një aksident gati tragjik, me fraktura në kockat e legenit dhe arriti të luante futboll, me 52 ndeshje për San Marinon. Matia Stefaneli është heroi kombëtar pasi shënoi golin e parë në histori, 15 vjet më parë ndaj Norvegjisë. Ky është kundërshtari i radhës për Gjermaninë, ekipi që stërvitet kur lojtarët kthehen nga puna, me makina të thjeshta, dhe ku në seancën e fundit ishin të pranishëm vetëm 2 spektatorë, pikërisht gazetari dhe fotografi i gazetës gjermane “Bild”.
B. Kuka