Pep Guardiola në fundin e detit, Siti ekipi më i ..mallkuar

Pep Guardiola beson se Manchester City është jashtë garës për titull në Premierligë

Pas humbjes shokuese prej 4:0 nga Evertoni, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, mendon se do të jetë shumë e vështirë që City të zërë Chelsean, transmeton Gazeta Express.

“Dhjetë pikë janë shumë”, tha Guardiola kur u pyet nëse mund të ngushtojnë diferencën me Chelsean e Antonio Contes.

45-vjeçari ka kërkuar nga lojtarët e tij që të jenë të bashkuar në këto momente dhe të mos mendojnë për tabelën.

“Në fund të sezonit, do të vlerësojmë lojtarët, punën e trajnerit dhe gjithçka tjetër. Pas kësaj do të vendosim për çdo gjë”, shtoi ai.