Optimizëm në Premier League, Masters: Fillimi në 12 qershor

‘Mund t’ia dalim, tani kam më shumë besim, ka pak clirim pas hedhjes së hapit të parë-me këto fjale të thëna për BBC Sport, Richard Masters, shefi Ekzekutiv i premier League, shfaqi të gjithë optimizmin e tij për rifillimin e kampionatit anglez të futbollit. Hipoteza për datën e rifillimit është 12 qershori, plot 3 muaj pas pezullimit të kompeticionit që ndodhi në 13 mars për shkak të pandemisë coronavirus.

Skuadrat kanë filluar të stërvitet, në testet e kryera te futbollistët kanë rezultuar 6 raste pozitive në 3 klube të ndryshme dhe ndonëse vetë Masters nuk ka ndërmend të fiksojë data të tilla, përshtypja është që në mesin e qershorit futbolli anglez mund të kthehet në fushat e lojës ndoshta duke ndjekur shembullin e Bundesligës.

‘duhet të jemi fleksibël dhe gati për gjithcka, ndërkohë për të gjithë ne duke përfshirë edhe tifozët është dicka e bukur të shohim sërish lojtarët të impenjuar në stërvitje-theksoi Masters-është e nevojshme që të përgatisim disa plane emergjence dhe se reduktimi i numrit të ndeshjeve është ende një opsion që mund të merret në konsideratë, objektivi është që të mbyllim këtë sezon dhe ndoshta të rifillojmë atë pasardhës me tifozë në stadiume’.

sfidanti.al