Kyrgios në karantinë ‘hot’: Kryej raporte intime me admirueset e mia

‘Kam shumë kohë të lirë? Që kur jam kthyer beqar, zakonisht kryej marrëdhënie intime me admirueset e mia-kjo është ajo që tregon tenisti kontrovers Nick Kyrgios  në një intervistë për të përditshmen argjentinase ‘Olè’, teksa përmend vajzat  nga Evropa lindore.

‘Kur kam të bëj me vajza nga Evropa Lindore më vjen t’u them: merr gjysmën e përfitimeve të mia-vijon rrëfimin ‘hot’ Nick Kyrgios, i cili së fundmi ka pasur një lidhje me Anna Kalinskaya

‘Nuk ndodhi asgjë e vecantë-thotë Kyrgios-thjesht zgjodhëm të përshkonim rrugë të ndryshme. për fat të keq gjërat nuk funksionuan. gjithsesi kemi ruajtur kujtime argëtuese’

Në fund, Kyrgios tregoi një episod nga një ndeshjeje të zhvilluar kundër Federer.

‘Po luaja kundër Roger, kur pa pritur më tërhoqi vëmendjen një vajzë në tribunë-tha tenisti australian-në atë moment mendova se do të ishte vërtet mëkat që të qëndroja në fushë, mund ta kisha marrë në telefon dhe ta ftoja për një pije’.

sfidanti.al