Në djall dhe ky Pep Guardiola, pas 8 golave në dy ndeshje..ankohet!

Kampionët kanë shënuar tetë gola në dy ndeshjet e para të Premier Ligës, por trajneri i City mendon që skuadra e tij ende ka për të dhënë
Trajneri spanjoll nuk beson se skuadra e tij kampione është në tërë kapacitetin e saj deri pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare në shtator, me disa lojtarë të cilët sapo janë kthyer nga pushimet e që nuk janë gati për lojë.
“Problemi për ne është se nuk jemi larg, por ne ende nuk jemi gati”, tha ai në një konferencë për shtyp.
“Ne i shohim lojtarët duke shpenzuar shumë energji, normalisht rigjenerimi është më i shpejt, por atyre ju duhet më shumë kohë sepse ne nuk kishim shumë ndeshje parasezonale”.
“Lojtarët ankohen në probleme muskulore. Kjo është arsyeja pse Claudio dhe Kevin është jashtë, Fernandinho ende ka problem me një lëndim, që është shfaqur pas fitores kundër Huddersfield