Trajneri i Atleticos ka treguar se si mesfushori Thomas Partey ka pasur një ndikim të madh nga stoli, qoftë në La Liga por edhe në ndeshjen kundër Real Madrid në Uefa Super Cup
Diego Simeone dëshiron që lojtarët jo të njohur të Atletico Madridit të vazhdojnë të dhënë kontributin e tyre kur ju jepet mundësia.
Atleti ka bërë shumë investime të mira në thellësi të sulmit këtë sezon dhe në barazimin e së hënës në ndeshjen e parë të La Ligas, luajtën tre “banore te stolit”, debutues; Jose Gimenez, Gelson Martins dhe Thomas Partey.
“Të gjithë do të luajnë”, tha ai në një konferencë për shtyp.
“Të gjithë do të kenë mundësitë dhe minutat e tyre. Siç kam thënë, në futboll gjëja më e rëndësishme është të keni minuta kualitativ jo numra pa rezultat. Thomas hyri nga stoli në ndeshjen kundër Real Madridit në shtesa. Ai vodhi një top që e pasoi të Saul, i cili shënoi gol”, ka thënë ai