Murinjo, ndryshe nga tifozët, me një dedikim të veçantë për lojtarin e vet

Mançester Junajtidi arriti që ta fitojë, të dielën e fundit, ndeshjen derbi të Premier Ligës me Totenhemin në “Old Traford”, një fitore kjo që e lejoi Murinjon që të ndërpresë serinë e barazimeve në fushën e vet dhe të fitoi mbi njërin prej ekipeve konkurrentë kryesorë për një vend në krye të klasifikimit. Murinjo, në fakt, e vlerësoi mjaft lojën e Totenhemit dhe konceptet e trajnerit të tij, Poketino, para ndeshjes, ndërkohë që, pas saj, vlerësoi rëndësinë e veçantë të fitores së ekipit të tij, me të cilën arriti që të jetë gjashtë pikë larg vendit të katërt në tabelën e Premier Ligës. Trajneri porugez veçoi, sidomos, lojën e sulmuesit armen, Henrik Mhitarian, që ka meritën kryesore për tri pikët e fituara, por, megjithatë, fitoren ai vendosi që t’ia kushtojë lojtarit që ka marrë më shumë kritika gjatë kohëve të fundit.

“Dua që këtë fitore t’ia kushtojë Felainit, pasi ai e meriton këtë. Në ndeshjen e parafundit, ai u përfshi në humbjen e dy pikëve nga neve, prandaj dua që të jetë e qartë se ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për mua”, tha Murinjo, duke komentuar reagimin e tifozëve që filuan ta fërshëllënin Felainit, kur ai hyri në lojë gjatë kohës së shtesës së gjyqtarit. “Tifozët mund të bëjnë çfarë të duan, pasi kanë të drejtën e tyre. Ata jane treguar fenomenalë me neve dhe, për këtë aryse, unë u jam shumë mirënjohës atyre për gjithçka që ata bëjnë për neve, sidomos, në kohën, kur ne nuk u kemi dhënë atyre shumë kënaqësi”, theksoi Murinjo.

Sfidanti.al