Mançester Siti dhe Sterlingu, martesa vlen 100 mijë stërlina më shumë…

Pjesëtari i përfaqesueses së Anglisë, Rahim Sterling, është ende shumë larg nënshkrimit të ndonjë kontratë të re Mançester Sitin kampion në fuqi. Dihet se kryesia e klubit “qytetar” do që ta mbajë këtë futbollist shumë të mirë, por, sikurse duket, ka mosmarrëveshje të mëdha rreth aspektit kryesor të kontratës, atij financiar.
Sterlingu kërkon që atij t’i rritet 100 000 sterlina paga javore, ndërkohë që kjo kërkesë krerëve të Sitit u duket e tepërt, për më tepër që ajo do të prishte të gjithë sistemin në këtë klub.
Tani për tani, futbollisti më i paguar te Siti është Kevin de Bryin qe fiton 250 000 sterilna në javë, ndërkohë që bashkë me bonuset shuma mund të shkojë edhe deri në 325 000 sterlina në javë!
Sterlingu me kërkesat e tij do që ai të bëhet lojtari më i paguar në klub mbas futbollistit belg, pra që të marrë më shumë sesa Serhio Aguero dhe David Silva, gjë që ka shumë pak mundësi që të ndodhë.
Pep Guardiola, nga ana e tij, ka bërë të ditur se e do Sterlingun në ekip
Sfidanti.al