Lehtësohet premier League; asnjë rast pozitiv në testet e fundit

Në Premier League të gjithë lehtësohen. Testet e fundit për coronavirus të futbollistëve të skuadrave të para dhe stafeve teknike të kryera kanë rezultuar të gjithë negative.  Drejtuesit e kampionatit anglez e komunikuan lajmin teksa bënë të ditur se në total u kryen 1130 teste për Covid-19, dhe përherë të parë futbolli anglez merr përgjigje kaq të kënaqshme

Liga Angleze konfirmoi se nuk pati rezultate pozitive në testet që lojtarët dhe trajnerët kryen në 28 dhe 29 maj. Ky ishte raundi i katërt i testeve për coronavirus që u kryen në Premier League që është konfirmuar se do të nisë në 17 qershor

Ndërsa në 3 raundet e para të këtyre testeve u regjistruan 12 raste pozitive me Covid 19 mes të cilëve ishin Aaron Ramsdale i Bournemouth dhe Adrian Mariappa i Watford, të vetmin që e zbuluan identitetin e tyre. Pas këtyre raundeve Premier League vendosi të rrisë numrin e testve  nga 50 në 60 teste për skuadër në ditë.

Sfidanti.al