Kontratat e futbollistëve, Premier League lejon zgjatjen e tyre

Premier League do të lejojë zgjatjen e kontratave të futbollistëve më skadencë datën 30 qershor. Është kjo një tjetër masë e jashtëzakonshme që është studiuar dhe miratuar në unanimitet  në mbledhjen e zhvilluar ditën e hënë. Kluber dhe futbollistët e kanë në të drejtën e tyre zgjatjen e bashkëounimit professional, gjithnjë nëse të dyja palër do të arrijnë në një akord.

Nuk  është përcaktuar data konkrete për kohëzgjatjen e rinovimit të kontratave, por ajo që lihet të kuptohet është se rinovimi i tyre deri në përfundimin e kampionatit dhe ky rregull duhet të nënshkruhet brenda datës 23 qershor.

‘Po përpiqemi të sigurojmë se të gjitha skuadrat të përfundojnë sezinin me të njëjtët lojtarë që kishin përpara ndërprerjes së sezonit-tha Shefi Ekzekutiv i Premier League, Richard Master në një komunikatë për shtyp.

Disa prej futbollistëve të kampionatit anglez që janë drejt mbylljes së kontratave janë Pedro dhe Ëillian te Chelsea apo Clyne e Lallana te Liverpool. Në këtë pikë, këtyre lojtarëve nuk u kushton gjë sikur të qëndrojnë edhe 2 muaj më shumë te skuadrat respektive.

Sfidanti.al