Junajtidi do të fitojë para të tjera, nëse Lukaku do të bejë gola me Interin

Romelu Lukaku është pjesëtar i ri i Interit, pasi për të u paguan 65 milionë euro. Sidoqoftë, Junajtidi do të fitojë edhe 10 milionë euro të tjera, ndërkohë që do të sigurojë edhe pesë për qind të tjera nga shitja tjetër eventuale, si edhe një bonus tjetër mjaft interesant. Nëse Lukaku do të fillojë të shënojë rregullisht gola për Interin, Junajtidi do të fitojë më shumë para.

Po që se Lukaku do të shënojë 25 gola për sezon në tre vitet e para me Interin,  ai (Junajtidi) do të fitojë edhe 15 milionë sterlina të tjera. Kjo do të thotë se ka rëndësi që Lukaku vetëm të shënojë rregullisht gola në tre sezonet e parë. Nëse Lukaku do të shënojë 25 gola në sezon, atëherë, Junajtidii do të fitojë pesë milionë sterlina të tjera për sezon.

Sfidanti.al