Junajtid, e do Sançon? Atëherë, minimalisht kualifikohu në Champions!

Fjala është që adoleshenti ndodhet fare pranë Liverpulit, pasi Jurgen Klopi duket se e ka bërë bisedën e tij të veçantë me Dortmundin. Gjithsesi, mediat britanike shkruajnë se do të ketë konkurrencë për Xhejdën Sançon këtë verë, pasi Mançester Junajtidi nuk është pa shpresa. Problem për “djajtë e kuq” nuk do të jetë aspak çmimi i kartonit të Sanços, që thuhet se është 120 milionë paundë stërlina, apo rreth 140 milionë euro, por suksesi i tyre sportiv.

Për momentin, skuadra e trajnerit Ole Gunar Solskjer është jashtë zonës Champions, pra poshtë vendit të katërt, dhe Sançko dëshiron të luajë me një ekip që të jetë në Ligën e Kampionëve. Natyrisht, diferenca me vendin e katërt nuk është e madhe, por konkurrenca pritet të jetë e ashpër, pasi në garë janë Çelsi, Totenhemi, Mançester Junajtidi, Shefild Junajtidi apo edhe skuadra të tjera.

Sfidanti.al