Bartomeu ka edhe një problem, Guardiola e sulmon për dënimin e Sitit!

Dikur ishte një hero në Katalonjë dhe në “Kamp Nou”, e padyshim mbetet i tillë, madje më shumë sesa presidenti aktual. Pep Guardiola u detyrua të dilte kundër numrit 1 të klubit të tij të zemrës, pas deklaratave të Bartomeut për dënimin e Mançester Sitit. Bartomeu mbrojti vendimin e UEFA-s, por Guardiola nuk ngurroi ta sulmonte. “Mendoj se nuk duhet të flasë shumë, – tha ai, – pasi, çdo klub mund të ketë problemet e veta, secili mund të jetë përzier në raste të tilla. Tek Barcelona më njohin mirë”. Pepi u shpreh i lumtur për fitoren e Sitit 2-0 ndaj Uest Hemit në Premier Ligë, duke forcuar pozitat në vend të dytë, ndërsa deklaroi se çështja e dënimit nga UEFA ende nuk ka përfunduar. “Klubi mendon se është diçka e padrejtë, – tha ai, – do të apelohet. Besoj 100 për qind te klubi im. Sa për mua, nëse nuk më shkarkojnë nuk largohem”.

Sfidanti.al