Hey Rooney, drejtoje makinën i dehur? Vuaj pasojat, 100 orë punë për komunitetin

Wayne Rooney e ka komplikuar jo pak jetën e tij në javët e fundit. Një arrestim nga policia për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit, përvec problemeve personale i hapi telashe edhe në jetën martesore dhe tani sulmuesit të Evertonit i duhet të përballet me pasojat. Duke lënë mënjanë jetën personale, Rooney u shfaq këtë të hënë në gjykatën e Magjistraturës në Stockport, për të folur për ngjarjen e orëve të para të mëngjesit të 1 shtatorit kur u arrestua nga policia në Cheshire. Rooney pranoi fajin për drejtimin e makinës në gjendje të dehur dhe ndëshkimi për të erdhi. Iu hoq patenta për 2 vjet dhe do të jetë i detyruar të punojë 100 orë në shërbim të komunitetit. Masa ndëshkuese pritet të marrë edhe Evertoni që sipas medias britanike do ta gjobisë me 300 mijë Paund. Dhe e gjithë kjo ndodhi vetëm një ditë pasi Rooney pa që të marrë ndëshkimin më të rëndë sportiv, humbjen e Evertonit 4-0 në old Trafford kundër ish skuiadrës së tij.

sfidanti.al