Te Franca, shantazhi është kthyer në modë, Kurzaëa, viktima e radhës.

Kur flet për përfaqësuesen franceze, në mënyrë të pavetëdijshme e lidh atë me shantazhet dhe nuk flasim vetëm për çështjen Valbuena. Në fakt viktima tjetër e këtij fenomeni është bërë Lavyn Kurzawa. Ky i fundit i lëshoi më shumë sec duhej gojës në një bar parizien me miqtë e tij duke thënë fjalë të rënda në drejtim të didier Deschams, që ishin në kuufijte e fyerjes.Fjalë që u regjistruan për t’u bërë objekt shantazhi nga disa keqbërës. Këta të fundit i kërkuan një shumë të madhe parash për të mos publikuar videon; pak rëndësi ka nëse ishin 100 mijë apo 200 mijë euro. Pozitivja qëndron në faktin se Kurzaëa nuk ngurroi të bëjë denoncimin në polici që hyri në veprim duke aktivizuar një nga punonjësit e saj si të infiltruar në bandën e keqbërësve duke i dhënë rolin e ndërmjetësit. Një aksion ky që zbuloi një tjetër plan të keqvbërësve madje duke e cmontuar atë. Plani ishte që keqbërësit të grabisnin banesën e Kurzawës në momentin që ai të dilte nga banesa e tij me të gjitha paratë e kërkuara prej tyre. në fillim të muajit gusht, policia arrestoi 3 persona që vidhnin në zonën pranë shtëpisë së Kurzaëës, ndërsa tani u arrsetuan 2 persona të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë duke e cuar në 5 numrin e personave të vënë në pranga.

sfidanti.al