Frenk Lampardi në prag të kthimit te Çelsi

Frenk Lampard (40 vjeç) po zhvillon bisedime me Çelsin që të zëvendësojë trajnerin italian, Maauricio Sari, që po bëhet gati të largohet nga “Stemford Brizhi” për në itali, ku thuhet se ai do të marrë përsipr Juventusin.

Në fakt, Lampardi ka një përvojë mjaft modeste si trajner, por, sidoqoftë, që në sezonin e tij të parë ai arriti bashkë me Derbi Kauntin të drejtuar nga ai në finale të play off-it, ku megjithatë ai u mund nga Aston Vila që u ngjit në Premier Ligë.

Por, megjithatë, ashtu si qëndrojnë punët tani, ka shumë mundësi që Lampardi të bëhet trajner në Premier Ligë, ku ai gëzon statusin e ikonës së futbollit anglez.

Sipas medias angleze, bisedimet mes klubit londinez dhe Lampardit ndodhen në një fazë të avancuar dhe ka shumë mundësi që ai të ulet në stolin e drejtimit të “bluve”, ku ai ka qenë dikur figurë kryesore si lojtar.

Sfidanti.al