E bujshme te Liverpuli; Salah kërkon largimin, fajin e ka Klop

Një lajm i bujshëm ka tronditur tifozët e Liverpulit dhe kjo ndodhi përpara fillimit të sfidës me Porton në Ligën e Kampioneve. Mohamed Salah ka kërkuar largimin nga skuadra e ‘The Reds’ në fund të sezonit. është e përditshmja spanjolle AS ajo që ka folur për këtë kërkesë të yllit egjiptian të Liverpulit duke folur edhe për një raport jo shumë të mirë me trajnerin Jurgen Klop që është përkeqësuar pas një debati mes tij dhe trajnerit gjerman.

Ky tension mes tyre në të vërtetë nuk është vënë re gjatë këtij sezoni në Premier League, por sipas burimeve, sulmuesi duket se ka dashur gtë aplikojë zyrtarisht të famshmen ‘Transfer Request’ që është një mekanizëm i përdorur në kampionatin anglez sipas të cilit një futbollist i komunikon klubit të tij dëshirën për t’u larguar.

Pronarët e klubit duket se bënë ndërmjetësin duke i kërkuar Salag që të mos e bëjë këtë hap duke i premtuar largimin e tij në fund të sezonit me kushte të leverdisshme për të gjithë dhe që plotësojnë dëshirën e futbollistit për të lënë Anfieldin.

sfidanti.al