Dy futbollistë heqin “maskën” e Guardiolës

A dini se Guardiola nuk është më “bilbili” që këndon në veshët e futbollistëve! Marokeni Benatia, futbollist i Juventusit dhe ish-futbollist i Bajernit të Pep-it, ka treguar sekretin që nuk dihet: “ Kam luajtur 14 ndeshje nën drejtimin e Guardiolës dhe, besoj, se mjaftojnë për të dhënë një mendim. Me disa futbollistë të Bar[ës, ai ka patur një  komunikim të ftohtë dhe aspak miqësor”

Kur e pyetën për ndryshimin mes Alegrit dhe Guardiolës, Benatia ka komentuar: “ Që të dy janë të ngjashëm për lojën agresive në sulm dhe për tendencën absolute për mbajtjen e topit, por nuk ngjasojnë fare në karakter. Alegri është më pranë futbollistëve, ndërsa Pep, nuk shkon larg në këtë aspekt”.

Edhe Shaqiri, i cili ka qënë nën komandën e Pep-it tek Bajerni i Mynihut, nuk ka humbur rastin të futet në këtë temë: “ Guardiola është një trajner i zoti dhe askush nuk dyshon për këtë. Komunikimi i tij lë për të dëshiruar..”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *