Çfarë pafatësie për Guardiolën, një vit pa yllin 60-milionësh!

Fati i investimeve në futboll shpesh i ngjan motit. Mund të vesh bast me dhjetëra milionë euro për një lojtar që ta forcojë ndjeshëm ekipin dhe ai të dëmtohet menjëherë dhe seriozisht, njëlloj si kushtet atmosferike që shpesh kalojnë nga koha me diell tek furtuna. Një “furtunë” të tillë e provoi Pep Guardiola me mbrojtësin Benzhamin Mandi.

“Margaritari” i Monakos u mor në verë për 60 milionë euro, por dëmtimi i pësuar do ta lerë jashtë fushave për gjithë sezonin. Një goditje e rëndë, për një shpenzim kolosal dhe për një skuadër e trajner që kanë ambicie për të fituar Premier Ligën dhe Championsin, ndërsa do të duhet të kërkojnë ndonjë përforcim në janar. Guardiola shpreson vetëm që fatkeqësia të ketë marrë fund me kaq, dhe që “ruleta ruse” të “qëllojë” edhe të tjerët.

Sfidanti.al