Besojeni Runin: Mesi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave

Uein Runi e vlerësoi lart Lionel Mesi, duke e cilësuar atë si futbollistin më të mirë që bota ka pasur ndonjëherë, megjithëse vëtë ai (Runi) ka luajtur me Kristiano Ronaldon te Mançester Junajtidi. Runi ka luajtur me Ronaldon gjatë viteve 2004-2009 dhe, megjithëse është tifoz i madh i tij (Ronaldos), ai konsideron se Mesi është më i mirë. Kur Runi luante me Junajtidin, ky i fundit dy herë ka humbur ndaj Barcelonës dhe Mesit në finale të Ligës së Kampioneve.
“Në të dyja ndeshjet ne do të ishin favoritë të padiskutueshëm kundër çdo ekipi qoftë që do të luanim, përveç Barcelonës. Në sytë e mi, ai ishte ekipi më i mirë i të gjithë kohërave, kurse Mesi – futbollisti më i mirë në histori. Ajo që bën ai, është e jashtëzakonshme. Mesi zotëron gjithçka në doza të caktuara”, deklaroi Runi, duke shtuar:
“Mesi zotëron gjithçka, shihni se si i shënon golat, por kur luan shkëlqyeshëm në pozicionin e mesfushorit! Kur ai vrapon në fushë dhe i afrohet portës, në çdo moment duhet të pritet goli”.
Sfidanti.al