Premier League nuk rinis as në 30 prill; shtyhet sërish

Premier League ka dashur gjithnjë që të rimarrë ritmin e zakonshëm sa më shpejt që të jetë e mundur dhe për këtë arsye u vendos 30 prilli si data për të rifilluar aktivitetin. Por sipas tabloidit britanik ‘Daily Mail’ kampionati anglez I futbollist duket se nuk do të nisë as në këtë datë dhe klubet tashmë janë informuar për këtë vendim, që do të thotë se rinisja e kampionatit do të duhet të presë.

Gjithnjë sipas këtij tabloidi, javën e ardhshme do të zhvillohet një mbledhje mes drejtuesve të Premier League dhe EFL për të gjetur një marrëveshje për datën e re të ristartit normal të kampionateve. Për momentin në Angli janë konfirmuar 10 mijë raste me coronavirus dhe 456 persona kanë humbur jetën. Piku I të infektuarve në Britaninë e Madhe është ende larg, gjë që e bën të pamundur rifillimin e kampionatit brenda 1 muaji

Ndërkaq, klubet pritet të përballen edhe me një krizë ekonomike për shkak të emergjencës coronavirus. Shoqata e Futbollistëve ka kërkuar mbajtjen e një mbledhjeje me sponsorët për të diskutuar për pagesat e futbollistëve të cilët po përballen me mundësinë e reduktimit të pagave.

Sfidanti.al