PSG, një fanelë speciale për spitalet në Francë

Paris Saint Germain nxori në shitje në dyqanet e tij zyrtarë një fanelë të re për koleksion. Bëhet fjalë për linjën “Tous Unis” (“Të gjithë të bashkuari”)  që do të shërbejë për të mbledhur fonde të cilat do të shkojnë për llogari të spitaleve të Parisit. Mësohet se gjithsej do të prodhohen 1500 uniforma që do të shiten me cmimin 175 Euro secila.

Fondet që do të mblidhen që do të jenë pak më shumë se 260 mijë Euro do t’u jepen spitaleve pariziene për t’I ndihmuar sadopak në luftën e tyre kundër pandemisë së coronavirusit.

Sfidanti.al