Fillimi I sezonit 2020 në MotoGP shtyhet përsëri për shkak të coronavirusit. Kjo sepse u shty edhe gara e parashikuar të zhvillohej në 3 maj, Cmimi I Madh I Jerez në Spanjë, që I bashkohet garës së anuluar të Katarit dhe atyre të Tajlandës, SHBA dhe Argjentinës, të shtyra
Federata Ndërkombëtare e Motociklizmit, Dorna dhe IRTA zyrtarizuan këtë lajm që po qarkullonte prej ditësh teksa në një komunikatë të përbashkët për shtyp theksuan se u detyruan të marrë një vendim duke parë goditjen e rëndë që ka marrë Spanja nga coronavirusi.
Një datë tjetër për Cmimin e Madh të Jerez nuk është përcaktuar, ndërkohe që kalendari I ri do të publikohet sa më shpejt të jetë e mundur. Për momentin duket se gara e parë sezonale do të jetë ajo e 17 majit në Le Mans, por edhe për ndalesën franceze të këtij botërori ka dyshime dhe me shumë mundësi edhe kjo garë do të shtyhet.
Sfidanti.al