Konfederata Amerikanojiugore e Futbollit, CONMEBOL pasi studio evoluimin e coronaviorusit dhe efektin e tij në shëndetin e njerëzve dhe te sporti botëror, vendosi që të afrojë pagesën e burimeve financiare për klubet pjesëmarrëse dhe ende aktive në Kupën Libertadores ose Copa Sudamericana 2020
Sipas kësaj linje, klubet që në këtë moment po luajnë fazën e grupeve në Kupën Libertadores ose asaj Sudamerikana 2020 do të mund të kërkojnë të marrin përpara kohe 60% të të ardhurave nga e drejta e pjesëmarrjes. Kjo zgjidhje do t’u japë mundësi klubeve që të planifikojnë nevojat financiate me më shumë garanci
Klubet që dëshoirojnë të përfitojnë nga kjo nismë duhet të dërgojnë kërkesën e tyre te cdo Federatë,anëtare e CONMEBOL, që nga ana e tyre do të administrojnë këtë cështje pikërisht me drejtuesit e Konfederatës Amerikanojugore
Sfidanti.al