Kontratat në skadencë, FIFA mendon për zgjatjen e tyre

FIFA kërkon që kontratat e lojtarëve dhe trajnerevë që skadojnë në 30 qershor të këtij viti të zgjaten në mënyrë që ata të mbyllin këtë sezon. Lajmi bëhet I ditur nga agjencia Reuters që mori në zotërim një dokument të brendshëm të institucionit më të lartë të futbollit botëror. Aktualisht pjesa më e madhe e kampionateve janë ndërprerë për shkak të pandemisë së coronavirusit dhe nuk ka asnjë siguri për kohën se kur do të rifillojnë duke parë krizën e thellë shëndetësore globale

Në këtë periudhë, një nga të panjohurat e mëdha ishte pikërisht cështja e kontratave në skadencë të futbollistëve dhe trajnerëve, teksa  gjithcka tregon se kampionatet që të përfundojnë do të duhet të zgjasin deri në muajin korrik dhe FIFA e ka dhënë opinionin e saj për këtë cështje

Sfidanti.al