Kontributi I Watford, vë stadiumin në dispozicion të shëndetit publik

Klubi I Premier League, Watford vendos stadiumin e tij në dispozicion të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit public në Britani, NHS, për të frenuar përhapjen e coronavirusit. Presidenti I klubit, Scott Duxbury konfirmoi se klubi I tij do të bëjë gjithcka të nevojshme për të ndihmuar autoritetet shëndetësore në luftën kundër kësaj pandemie që në Mbretërinë e Bashkuar ka shkaktuar me mijëra të prekur e qindra viktima

Stadiumi I Watfordit, ‘Vicarage Road Stadium’ është shumë pranë Hospital General të Watford në veri të Londrës dhe në një nga seksionet e këtij impianti është e lehtë të hysh në ambientet e spitalit. Klubi I Watfordit në komunikatën e tij bëri të ditur se është gati për të hyrë në veprim duke u bazuar edhe te kërkesat e NHS, që mund të ketë nevojë për stadiumin për të zhvilluar kurse formimi, mbledhje urgjente etj

‘Duhet të harrojmë futbollin në këtë moment dhe të bëjmë gjithcka mundemi për të ndihmuar NHS e sidomos Hospital General të Watfordit-tha presidenti I Watford.

Sfidanti.al