Kriza nga coronavirus, Barcelona dhe Espanyol bisedime për reduktime pagash

Barcelona po përditëson detajet e fundit në lidhje me reduktimin e pagave të futbollistëve dhe stafit teknik. Klubi katalanas kërkon që të ketë një reduktim prej 70% të pagave të lojtarëve duke aplikuar një ERTE me karakter prapaveprues që nga dita e nisjes së izolimit në 19 mars deri në daljen nga gjendja e emergjencës. Në momentin që vendi do të dalë nga kjo gjendje, lojtarët do të marrin pagën e plotë të tyre që kanë në kontratë pavarësisht nëse luajnë apo jo

Por futbollistët deri tani nuk kanë qenë dakord me drejtuesit e klubit katalanas, megjithatë sipas RAC1 ata bënë një propozim alternative duke pranuar një reduktim prej 30% të pagës së tyre, por për të gjithë sezonin, duke hedhur poshtë opsionin e reduktimit me 70% vetëm për periudhën e coronavirusit.  Ky propozim është vetëm një hap para në bisedimet me drejtuesit e klubit, megjithatë një gjë është e sigurt, me akordin apo jo me futbollistët, te Barcelona do të ketë reduktim pagash.

Ndërkaq, edhe Espanyoli ka filluar të marrë masat për goditjen financiare që është marrë me ndërprerjen e kampionatit për shkak të coronavirusit. Drejtuesit e klubit bardheblu kanë folur me futbollistët duke u propozuar një reduktim të pagës mujore me 70% deri në momentin që ata do të kthehen në aktivitet. Përllogaritjet e klubit flasin për një ulje deri në 20% të  shumës totale të pagave nëse do të Liga do të pezullohet përfundimisht, opsion që nuk përjashtohet. Për momentin nuk ka akord, edhe pse futbollistët e kuptojnë se duhet të bëjnë një sakrifcë që klubi të mos regjistrojë humbje

Sfidanti.al