Pique-Casillas: ‘Ping -pong ‘  dhe gol i portierit Iker

Gerard Pique është një admirues i basketbollit dhe kjo dihet botërisht.  Mbrojtësi i Barcelonës nuk e humbet  asnjëherë rastin për të dhënë opinionin e tij në lidhje me ndeshje të ndryshme të këtij sporti qofte kjo në NBA apo në Euroleague. Kete radhë Pique foli për mundësinë e skuadrës që mund të fitojë titullin në kampionatin më spektakolar në Botë duke  bërë parashikimin e tij për Boston Celtics. ‘As Warriors , as Cavs e as Spurs, Celtics janë kampionët e NBA-shkruan 30 vjeçari në profilin e tij në Twitter.  Por ky parashikim i Pique solli edhe reagimin e një prej njohjeve të vjetra të tij dhe bëhet fjalë për Iker Casillas. Edhe ky përdori rrjetet sociale për t’iu përgjigjur Pique. ‘Edhe NBA-n e kupton? Mesa duket ti i di të gjitha-ishte komenti jo pa ironi i Casillas.

sfidanti.al