Eugenie Bouchard është tenistja më mediatike e momentit dhe këtë e tregon numri i ndjekësve që ajo ka në rrjetet soc iale ku 81% e tyre janë të gjinisë mashkullore. Fama e saj rritet dita ditës kjo për shkak se kanadezja është aktive duke postuar shumë fotografi në profilet e saj. Por nëse në median sociale ajo është ndër më të preferuarat, karriera e saj sportive duket se ka marrë tatëpjetën. Në 2017, Bouchard ka regjistruar fillimin më të dobët të sezonit dhe tashmë është e 60 në renditjen WTA.
Së fundmi ajo ka pësuar 5 humbje radhazi duke e cuar bilancin e saj me 5 fitore e 7 disfata. Rënia drastike e formës së Bouchard nisi në Australian Open kur u eliminua nga amerikania Coco Vandeweghe. Pas këtij momenti kanadezja ka parë veten të dështojë në Acapulco, Indian Wells, Miami dhe Monterrey.
sfidanti.al