Pioli kalon Covid, i kthehet punës: Cfarë emocioni!

Stefano Pioli kthehet në Milanello  dhe do të ulet sërish në pankinën e Milanit në ndeshjen e Europa League ndaj Celtic. Trajneri i kuqezinjve e kaloi më në fund Covid 19 dhe në testet e fundit ai rezultoi negative. Në konferencën për shtyp në prag të sfidës me skocezët trajneri italian nuk e fshehu entuziazmin e tij për rikthimin e tij.

‘Jam i emocionuar-tha Pioli-kur mësova se isha negativ e kisha të vështirë të flija sepse mezi prisja që të rikthehesha. Ishte e vështirë, por teknologjia më ndihmoi. Celtic? Presim një kundërshtar të vendosur, do të duhet të jemi një skuadër serioze dhe të bëjmë një ndeshje të madhe’.

Stefano Pioli më pas foli për gjendjen fizike te Zlatan Ibrahimovic dhe Leaos

‘Po i monitorojmë cdo ditë-tha Pioli-ndoshta  është shpejt që t’i rishohim në fushë në ndeshjen e së dielës me Sampdorian’.

Sfidanti.al