Kelleher-Xhons janë zbulimet e fundit të Klopit tek Liverpuli!

Nuk është se nuk pati lojtarë të mirë në fushë, përkundrazi, por gjithsesi pati edhe mjaft të rinj apo që nuk quhet titullarë, dhe sërish ia doli. Liverpuli ishte në një pozitë të vështirë në duelin e tij ndaj Ajaksit në Champions, ndaj edhe trajneri Jurgen Klop nuk ngurroi ta quante një nga mbrëmjet më të mëdha europiane të tij. Flasim për një trajner që ka provuar emocione të fuqishme në stolin e Dortmundit e të Liverpulit, ka qenë në finale Championsi e finale të tjera, ndaj edhe të bën përshtypje që ai vlerëson kaq lart një ndeshje grupi, të fituar vetëm 1-0.

“Ishte një nga ndeshjet e mia më të mëdha në Champions që mbaj mend, – tha gjermani, – kjo, sidomos për situatën në të cilën jemi, dhe duke qenë pa tifozë. Lojtarët tanë janë shumë të lodhur si Hendo (Henderson) apo Vajnaldum apo Robertson. i lumtur për portierin Kallahan, i lumtur për Xhonsin që shënoi golin. Nuk luajtëm shumë mirë futboll, por treguam veten dhe fituam”. Liverpuli u kualifikua pasi Xhons shënoi duke shfrytëzuar një gabim të portierit mik Onana, ndërsa Kallahan bëri shumë pritje të rëndësishme, ndonëse është portieri numër 3 i ekipit.

Ngarkesa e të kuqve do të jetë shumë e madhe në dhjetor-janar, ndërsa mungesat mbeten të rëndësishme si Alison, Van Dajk, Gomez, Aleksandër-Arnold, Tiago Alkantara apo edhe të tjerë. Duke qenë tani i pari në grup, Klopi do të lerë pushim disa nga lojtarët për ndeshjen e fundit në fushën e Mitjulandit.

Sfidanti.al