Parodi në “Bernabeu”: Shumë tifozë nuk e njohin Joviçin?

Reali i Madridit është një nga klubet më atraktivë gjatë sezonit veror të transferimeve. Pritet që ardhja e Eden Hazarit, Militaos, Rodrigos dhe Joviçit ta bëjë klubin “mbretëror” më konkurrues gjatë sezonit të ardhshëm, ndërkohë që sezoni i kalur ishte me të vërtetë katastrofik për Realin.

Sidoqoftë, ardhja te Reali i serbit Luka Joviç habiti shumëkënd, por nuk janë të paktë edhe ata që janë entuziazmuar nga blerja e futbollistëve të rinj me të adhme në klubin “mbretëror”.

Megjithatë, një anketë që realizoi televizioni spanjoll “MEGA”, tregoi se shumë tifozë nuk e njohin përforcimin e ri që i kushtoi shtrenjtë Realit (70 milionë euro).

Në kuadrin e anketës së mësipërme, u pyetën disa dhjetëra tifozë, por, sidoqoftë, shumica dërrmuese e tyre nuk e njihte fare Joviçin, ndërsa kishte edhe nga ata që e ngatërronin me Eden Hazarin!

Në fakt, tifozët e Realit nuk kanë faj, sepse ata janë mësuar me përforcime “galaktikësh”, kurse për futbollistë të tjerë “pa emër” ata nuk duan që t’ia dinë.

Sfidanti.al