Nga Mançesteri në Madrid, ku do të jetë e ardhmja e Ibrës?

Atletiko e Madridit është një tjetër kandidat i madh për të marrë Zllatan Ibrahimoviçin. Trajneri i bardhekuqve, Diego Pablo Simeone, mësohet se ka në plan të afrojë veteranin suedez në janar, kur klubi i tij të mos jetë më i dënuar nga FIFA për transferimin e lojtarëve. Simeone shpreson që Ibra të ketë një ndikim të rëndësishëm tek Atletiko, të ngjashëm me atë që pati Kristian Vieri në 1997, kur skuadra “e vogël” e Madridit fitoi kampionatin dhe Kupën e Mbretit nën drejtimin e trajnerit Radomir Antiç.

Gjithsesi, ka dy kushte që duhet të plotësohen për t’u realizuar ky operacion. Së pari, Simeone kërkon të sigurohet që Zllatani do të jetë në formën e duhur pas dëmtimit që pati në gju, ndërsa agjenti i futbollistit, Raiola, ende shpreson (sipas mediave) që Ibra të mbetet tek Mançester Junajtid. Në skenë janë edhe oferta nga Kina dhe SHBA.

Sfidanti.al