Belerin-Barcelona, një lëvizje e vështirë e kësaj vere!

Nuk do të jetë e lehtë për Hektor Belerinin që të largohet nga Arsenali. Mbrojtësi i shkëlqyer dhe i ri spanjoll është në një nga ato situata vërtetë të vështirë në karrierën e një futbollisti profesionist, pasi Barcelona e kërkon me ngulm të madh, por edhe Arsen Venger nuk ka dëshirë që ta humbasë. Mediat spanjolle shkruajnë se drejtuesit e Barçës i kanë dhënë ultimatum Belerinit që të vendosë për 10 ditë nëse dëshiron të kthehet në “Kamp Nou”, apo jo, ndryshe do të duhet të shikojnë për ndonjë mbrojtës tjetër. Katalanasit besojnë se Belerin do të ishte zëvendësuesi i përsosur i Dani Alveshit, të larguar verën e kaluar.

Gjithsesi, futbollisti 22-vjeçar për momentin është i përqëndruar tek detyra e tij me Spanjën U21 në Kampionatin Europian në Poloni, dhe nuk dëshiron shpërqëndrim. Për më tepër, ai nuk mundet të kërkojë haptazi me shkrim largimin nga Arsenali, pasi ndihet në detyrim me Vengerin. Trajneri francez besoi tek ai, kur askush nuk ia hidhte sytë duke e aktivizuar fare të ri. Jo vetëm kaq, por Belerin ka kontrartë në “Emirejts” deri në 2023, pra londinezët nuk rrezikojnë aspak ta humbasin lehtë. Së fundi, Venger pret që disa lojtarë të largohet këtë verë nga skuadra, të tillë si Mesut Ozil apo Aleksis Sançez, ndaj edhe nuk do të donte një “eksod” të vërtetë.

Sfidanti.al