Neymar sfidon Atalantën: Momenti im më i mirë te PSG, duam Championsin

‘Besoj se ky ishte momenti im më i mirë në Paris. Jemi një familje dhe të gjithë kemi të njëjtin objektiv. Duam të mbyllim sezonin me fitoren e Ligës së Kampioneve’-Ai që e thotë këtë është Neymar, sulmuesi i Paris Saint Germainit, kundërshtari i radhës i Atalantës në një intervistë për faqen zyrtare të klubit.

‘Këto 3 vjet kanë qenë të pasur me eksperienca-shtoi braziliani-kemi pasur momente të bukura dhe të tjera më sfiduese  si ato kur nuk kam mundur të zbres në fushën e lojës për shkak të dëmtimeve. Por me ndihmën e shokëve të mi të skuadrës kam arritur t’i kaloj’

Sfidanti.al