Neymar dhe modeli i ri i flokëve; objekt talljesh në rrjetet sociale

Tifozët në cdo vend presin gjithnjë me shumë padurim ardhjen e futbollistëve të skuadrës së tyre të zemrës në stadium për ndeshjet në shtëpi, për të parë nga afër idhujt e tyre dhe ata të Paris Saint Germain nuk bëjnë përjashtim. në rastin e transalpinëve, ai që pritej me më shumë padurim ishte pikërisht Neymar.

Por braziliani në rrjetet sociale mori shumë kritika për shkak të look-ut të tij të ri. Neymar në momentin që erdhi në Parkun e Princave para ndeshjes së radhës së PSG në Ligue 1 u shfaq me flokët të lyer me ngjyrë rozë, dicka që nuk u pëlqeu shumë tifozëve të Paris Saint Germainit që filluan edhe ta tallnin atë.

‘Po cmendent, nëse nuk është këmba, është koka e tij-shkruhej në një prej komenteve. ndërsa dikush tjetër pyeste: ‘Cfare dreq flokësh janë këto?’ ose ‘Cfarë dreqin është kjo Neymar?’. madje dikush arriti deri aty sa e krahasoi e kapitenen e skuadrës së SHBA në futbollin e femrave, Megan Rapinoe: ‘Duket si Rapinoe’-ishte komenti i përdoruesit të Twitterit

sfidanti.al