Napoli, Rrahmani dhe Hysaj sërish pozitivë me Covid

Covid troket sërish në dyert e Napolit duke i bërë një surprizë të hidhur në prag të sfidës së Europa League me Real Sociedad në Stadiumin ‘Diego Armando Maradona’. Nga testet e kryera, rezultoi se mbrojtësit shqiptarë Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani janë sërish pozitivë me Covid-19. Ishte vetë Napoli që konfirmoi gjithcka nëpërmjet një komunikate të publikuar në profilin e tij në rrjetin social Twitter.

Në komunikatën e tij Napoli thekson se të dy futbollistët hynë menjëherë në izolim dhe janë në pritje të testeve të tjera me tamponë për coronavirus, ndërkohë që pjesa tjetër e skuadrës rezultoi e gjitha me teste negative. Elseid Hysaj rezultoi pozitiv me Covid-19 edhe në muajin nëntor gjatë grumbullimit me kombëtaren shqiptare për ndeshjen e Nations League duke humbur sfidën ndaj Bjellorusisë që zhvilluar në 18 nëntor.

sfidanti.al