Napoli në merkato, I bëjnë ofertë Arsenalit për Torreirën

Pasi siguroi shërbimin e Amrabat për sezonin e ardhshëm, Napoli hedh sytë te një tjetër futbollist. Skuadra napoletane po mendon të përforcojë repartin e mesfushës teksa vë në shënjestër Lukas Torreira që e konsiderojnë si lojtarin e duhur për këtë repart. Mësohet se Drejtori Sportiv I Napolit, Xhuntoli, tashmë ka hyrë në kontakte me Arsenalin që po përjeton një sezon vërtet shumë të vështirë për futbollistin uruguajan

Por jo vetëm kaq, Napoli duket se e ka bërë edhe një ofertë për marrjen e Torreirën me huazim për 18 muaj për vlerën e 3 milionë Euro me detyim blerjeje në fund te sezonit për 27 milionë Euro të tjerë

Në pritje të një përgjigjeje nga ana e Topcinjve për Torreirën, te Napoli po mendojnë edhe për alternativa të tjera ku spikat emri I futbollistit nirvegjez të Genk, Berge që është vënë edhe nën shënjestrën e Liverpulit

Sfidanti.al