Tamara Ekleston, viktimë e një grabitjeje prej 60 milionë Dollarësh

Vila ekskluzive londineze Tamara Ekleston është grabitur të premten e kaluar vetëm pak orë pas largimit për pushimet e Krishtlindjes të vajzës 35 vjecare të manjatit Beni Ekleston ish pronari historik I Formula 1. Sipas tabloidit ‘The Sun’, grabitrësit që arritën të hyjnë në atë vilë, vodhën bizhuteri me vlerë 50 milionë Paund(rreth 60 milionë Euro).

Hajdutët ia kishin vënë syrin rezidencën prej 70 milionë Paund të trashëgimëtares që ishte në një nga zonat më elegante të kryeqytetit britanik edhe pse ajo survejohej nga kamerat 24 orë në ditë në 365 ditë të vitit. Grabitja e vilës që ka 57 dhoma zgjati 50 minuta dhe Ekleston rezultoi shumë tronditur nga lajmi shokues që mori.

Sipas disa dëshmitarëve, hajdutët kishin hapur të gjitha kasafortat e fshehura në dhomën e gjumit nga Tamara Ekleston për t’u larguar me shpejtësi që të mos kapej nga një roje sigurie që gjendej në ambientet e brendshme të vilës

Sfidanti.al