Napoli, manovra të mëdha; 30 milionë Euro për Rrahmanin dhe Amrabat

Napoli tashmë ka nisur të kryejë manovrat e tij në merkaton e transferimeve. Pas Diego Demes, në Castel Volturno pritet të vinë fytyra të të tjera të reja. Për transferimin e Lobotkës, gjithcka është praktikisht e mbyllur, përfshirë edhe vizitat mjekësore janë kryer, por mbeten për t’u zgjidhur disa praktika burokratike me Selta Vigon përpara zyrtarizimit të transferimit të sllovakut. Ndërkaq në të njëjtën kohë, Napolit I duhte të krijojë edhe hapësira në skuadër teksa pret mbylljen përfundimtare të transferimit të Lobotkës.

Përsa u përket emrave të rinj që mund të vijnë te Napoli, së fundmi drejtuesit e këtij klubi kanë hedhur sytë nga Verona duke vënë në shënjestër Rrahmanin dhe Amrabat, një operacioni I dyfishtë me një kosto prej 30 milionë Eurosh, por që duhet perfeksionuar ende në detaje dhe  që pritet të konkretizohet në qershor.

Për Rrahmanin, gjithcka duket se është mbyllur, me Veronën që do të arkëtojë 14 milionë Euro  nga kartoni I kosovarit dhe shumë shpejt pritet të bëhet zyrtarizimi. Ndërsa në rastin e marokenit, ky I fundit, ende nuk e ka pranuar ofertën e Napolit dhe po fiton kohë, pasi është në pritje edhe të një oferte nga Interi, Ndërsa për krahun e majtë, emri që po përmendet më shpesh në Castel Volturno është ai I futbollistit të Olimpiakosit, Kostas Tisimkas.

Sfidanti.al