Napoli, e ardhmja e Ancelotit në dyshim, shfaqet hija e Gatuzos

Në shtëpinë Napoli gjendja është e nderë. Pas humbjes me Bolonjën, trajneri Anceloti vendosi ‘t’u bëjë rreshtore’ lojtarëve të tij  teksa vendosi t’I izolojë nbë grumbullim, një vendim ky I fortë duke parë edhe ngjarjet që ndodhën pas rebelimit të futbollistëve dhe që vë akoma më shumë në dukje momentin e komplikuar që po jeton skuadra.

Në diskutim nuk është vetëm rendimenti I futbollistëve, por edhe e ardhmja  e vetë trajnerit të Napolit. Për Karlo Ancelotin, dy ndeshjet e ardhshme me Udinezen dhe Genk do të jenë shumë të rëndësishme, Nëse nuk do të ketë kthesë, shkarkimi I tij bëhet e vetmja zgjidhje e mundhsme. Kjo edhe sepse ditët e fundit mbi Ancelotin ka filluar të zgjatet hija e Xhenaro Gatuzos që shihet si De Laurentis si zëvendësuesi I mundshëm I trajnerit nga Rexholo në rast se ai do të largohet nga drejtimi I Napolit.

Për momentin, presidenti I Napolit nuk ka marrë asnjë vendim në lidhje me këtë cështje, por durimi I tij duket se po mbaron dhe në Kastel Volturno duket se ka ardhur koha që të bëhen llogaritë. Pak për shkak të rezultateve të dobëta dhe pak për shkak të mosbindjes së një pjese të lojtarëve që kanë lënë shenjkën e tyre në dhomat e zhveshjes dhe në raportet mes futbollistëe dhe De Laurentis.Por duket se edhe në vendimin e Ancelotit për grumbullim të detyruar, ‘5 rebelët’ e zakonshëm tentuan t’I kundërviheshin sërish kësaj mase, një tentativë që u shua menjëherë nga trajneri që nuk u dha asnjë mundësi për replikë atyre.

Sfidanti.al