Totenhem, Vertongen pranon: Pocetino u shkarkua për fajin tonë

Pesë vjet e gjysmë te Totenhemi dhe më pas vjen shkarkimi.. Para pak javësh u mbyll aventura e Maurisio Pocetinos në drejtimin e skuadrës  londineze dhe vendin e tij e mori Zhoze Murinjo. Por është dikush që iu kthye cështjes së largimit të trajnerit argjentinas dhe bëhet fjalë për mbrojtësin Jan Vertongen I cili në një intervistë për The Sun bëri lojtarët pjesërisht fajtorë për shkarkimin e Pocetinos

‘Paraqitjet tona nuk ishin në lartësinë e standardeve tona-tha mbrojtësi belg që është pjesë e Totenhemit që nga 2012-jemi të gjithë përgjegjës për largimin e Pocetinos. U impenjuam në fushën e lojës për të fituar, por nuk I bëmë gjërat ashtu sic duhej, kështu që të gjithë ndihen përgjegjës’.

Por largimi I Pocetinos nuk ishte vetëm faji I lojtari, por edhe I pritshmërive të larta të krijuar nga vetë argjentinasi që do të kujtohet si trajneri më I mirë I Totenhemit.

‘Ndonjëherë bëhesh viktimë e suksesit tënd-vijoi Vertongen-Pocetino ka bërë një punë kaq të mirë sa pritshmëritë u rritën shumë. Bota e futbollit është e tillë ashtu sikurse edhe bota e biznesit. Kur erdha këtu luanim në Europa League. Ai me siguro e coi klubin në një nivel më të lartë’.

Por sipas The Sun disa  tifozë kanë pohuar se vetë Vertongen ishte një prej futbollistëve që nuk e përshëndetën Pocetinon në rrjetet sociale, por qendërmbrojtësi shpjegoi: ‘I dërgova një mesazh privat. Doja që mesazhi im të ishte vetëm për të’.

Sfidanti.al