A thua do të jetë viti i fundit i sundimit iberik? Kampionati spanjoll nuk lë tjetër ligë që të fitojë Topin e Artë prej 11 vjetësh, dhe duket se ky diktat nuk do të ndërpritet kurrë. Që nga fitorja e Lionel Mesit në 2009, e deri te kjo e fundit sërish e Mesit, janë plot 11 edicione që “Frans Futbolli” ia ka dhënë trofeun yjeve të La Ligës. Gjashtë herë e ka fituar Mesi si lojtar i Barcelonës, 4 herë Kristiano Ronaldo si futbollist i Realit të Madridit, dhe vitin e kaluar ishte Luka Modriç, po i Realit.
Premier Liga mbetet kampionati i fundit, përveç atij spanjoll, që e ka fituar Topin e Artë, por sërish me një lojtar “familjar” për Spanjën, Kristiano Ronaldon, që ia doli në 2008 pasi doli kampion në Angli dhe fitoi Championsin me Mançester Junajtidin. Edicioni i këtij viti ishte me konkurrencë shumë të lartë, pasi u zbulua numri i votave që kanë marrë konkurrentët. Mesi fitoi me 686 vota, ndaj 679 të Virgil Van Dajkut, pra një diferencë tepër e vogël prej 7 votash. Ronaldo doli i treti me 476 vota.
Sfidanti.al