“Najku” në prag të prishjes së bashkëpunimit me Nejmarin?

Nejmari publikoi në rrjetet sociale një videoregjistrim me pamje “të nxehta” të vajzës parisiene që e ka akuzuar për përdhunim futbollistin brazilian, ndërkohë që ky i fundit pretendon se ai, në fakt, ka pasur marrëdhënie intime me vajzën në fjalë, por se gjithçka që ka ndodhur, është bërë më pëlqim të përbashkët. Sipas tij, vajza në fjalë e ka sajuar përdhunimin, duke synuar që t’i marrë atij ndonjë shumë të madhe parash.

Por, sidoqoftë, situata e krijuar i ka sjellë një publicitet negativ Nejmarit në prag të fillimit të Kopës Amerika, ndërkohë që pritet që kjo çështje të kalojë në gjyq. Në këto kushte, sponsori kryesor i Nejmartit, kompania e njohur e veshjeve dhe pajisjeve sportive, “Najk”, doli me një njoftim shqetësues:

“Ne jemi thëllësisht të shqetësuar, për shkak të akuzave që janë bërë kundër Nejmarit, dhe po e ndjekim me vëmendje situatën”, një shenjë kjo që mund të interpretohet se kompania gjigante në fjalë mund ta ndërpresë bashkëpunimin me futbollistin brazilian.

Sfidanti.al