Messi, besnik I Barcelonës, por zbulon dicka: Në 2014 mendova largimin

Në Spanjë flitet gjithnjë për të ardhmen e Lionel Messit për të ardhmen, por argjentinasi I siguron tifozët e skuadrës katalanase për besnikërinë e tij në një intervistë të gjatë të dhënë për radion RAC1.

‘Ideja ime është të jetoj përgjithmonë te Barcelona edhe pse të ardhmes nuk I dihet asnjëherë-tha Lionel messi-rinovimi? Nëse më duan, do të qëndroj. Gjithnjë kam ëndërruar që një ditë të luaj te Njuell’s, por ndonjëherë është e nevopjshme të mendosh për familjen që është gjëja më interesante. Ideja nuk ka ndryshuar, dua të mbyll karrierën te Barcelona, sidomos për mënyrën sesi ndihem në klub, si ndihemi mirë në këtë qytet, për fëmijët e mi, nuk dua që ata të jenë të detyruar të ndahen nga miqtë e tyre’.

Por Messi zbulon edhe një sekret në intervistën e tij teksa theksoi se në një moment e coi nëpërmend largimin nga Barcelona.

‘Kishte momente në 2014 mes problemeve me organet fiskale dhe dëmtimet, kur unë doja të largohesha nga Spanja, pasi ndihesha I trajtuar jo mirë-vijoi Messi-por nuk mora asnjë ofertë zyrtare sepse të gjithë e dinin se doja që të qëndroja’.

Messi foli edhe për ardhjen e Grizman te Barcelona duke përgënjeshtruar cdo lajm që është publikuar që flisnin se ai nuk e dëshironte francezin te katalanasit

‘Nuk është e lehtë të vish të luash te Barcelona-tha Messi-nga jashtë mund të duket si dicka e lehtë, por për cdo lojtar që nuk e njeh filozofinë e Barcelonës që I vogël dhe që vjen nga jashtë është shumë e vështirë. Ai vjen për të luajtur ndryshe nga ajo cfarë bëhmë, por nuk kemi asnjë dyshium se ai do ta bëjë këtë sepse është një lojtar cilësor dhe inteligjent dhe në fund ai do të përshtatet. Nuk është e vërtetë që nuk e doja Grizmanin në skuadër. E kam deklaruar se doja negocimin me të. Më kujtohen deklaratat që kam bërë kur thashë se është një prej më të mirëve dhe më të mirët janë të mirëpritur. Nuk kam qenë kurrë kundër ardhjes së tij, përkundrazi, kështu që e gjithë kjo është gënjeshtër’.

Sfidanti.al