Kosovë, I ndalohet hyrja Crvena Zvezdës; qeveria serbe sulmon: Të përjashtohet nga FIFA e UEFA

Shënohet një kapitull I ri në historinë e ndërthurjes së politikës me futbollin në Ballkan. Një vit pas gjestit të Xhakës dhe Shaqirit të shqiponjës në sfidën me Serbinë në Botërorin e Rusisë, vjen një tjetër rast I destinuar që të bëhet objekt diskutimi.

Këtë të mërkurë Policia Kosovare ka ndaluar hyrjen në vend të Crvena Zvezdës që do të zhvillonte ndeshjen e 1/16 të Kupës së Serbisë me Trepcën që edhe pse është në territor kosovar luan në kampionatin dhe kupat e Serbisë. Autobusi I Crvena Zvezdës u ndalua nga policia në Jarinje, kjo pasi kishte marrë urdhër për të bërë një gjë të tillë, ndërkohë që Federata e Futbollit të Kosovës e kishte bërë të ditur më parë që kjo nuk do të mbahej.

Vetë presidenti I Federatës së Futbollit të Kosovës për mediat kosovare theksoi se lejon sfidat e skuadrave serbe në vend por ato miqësore e për bamirësi, por jo ndeshjet zyrtare pasi respekton statutin e UEFA. Vetë klubi I Crvena Zvezdës reagoi duke bërë përgjegjëse për këtë situatë institucionet kosovare duke theksuar se ishte qeveria e Kosovës ajo që mori këtë vendim.

Nuk ka mbetur më pas as qeveria serbe që kërkoi një masë shumë drastike sic është përjashtimi I Kosovës nga FIFA dhe UEFA. Është ky një tjetër problem I krijuar nga politika me të cilën duhet të përballet futbolli botëror, pas tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës që e ka bërë të pamundur zhvillimin e ndeshjeve mes këtyre dy përfaqësueseve.

Sfidanti.al