Mauro Ikardi fiton francezët, merr komplimenta edhe nga Nejmar

Gola, assist dhe nota të larta; gjithcka po shkon fjollë për Mauro Ikardin që duket se ka rilindur në Paris duke duetuar me Di Marian dhe Kilian Mbape. Mbrëmjen e së premtes sulmuesi argjentinas i paris Sën Zhermenit bëri një paraqitje shumë të mirë në fushën e lojës teksa dha kontributin me golin e tij në fitoren 4-1 të kampionëve të Francës në ndeshjen me Nisën.

media franceze nuk i kurseu elozhet për Ikardin, ndërkohë që ai mori edhe komplimentet e Nejmarit dhe e gjithë kjo ndodh me Edinson Kavanin në pankinë. E përditshmja ‘L’Equipe’ i vuri notën 7 Ikardit duke e vendosur mes lojtarëve më të mirë të ndeshjes dhe kjo vetëm për superdevijimin për Di Marian në golin e parë, por edhe për aftësinë e tij për të tërhequr qendërmbrojtësit dhe për golin e shënuar si shpërblim për lojën e tij.

Ndërsa ‘Le Parisien’ i vuri një gjysmënote më pak, kjo për faktin se Icardi preku pak topa në fushën e lojës. Në fakt, Ikardi në fund të ndeshjes u regjistrua se Ikardi kishte prekur 17 topa, 5 nga të cilët brenda zonës për 3 gjuajtje, një prej të cilave perfundoi brenda portës së Nisës, dicka që është përkufizuar si një shembull i efikasitetit nga gazetarët e Canal+. Ndërkaq, Nejmar e ndoqi nga shtëpia e tij ndeshjen duke i dërguar Ikardit, komplimentat e tij nëpërmjet platformës sociale Instagram.

sfidanti.al