Mauro Ikardi drejt Spanjës, projektohet derbi i Madridit?

E ardhmja e Mauro Ikardit duket se do të jetë në Spanjë. Sulmuesi argjentinas në fund të sezonit mund të lëtë Interin dhe së fundmi ai u vu në shënjestrën e Atletiko Madrid si pasuesi i mundshëm i Diego Kostës apo Antuan Grizman. Por duket se për të ka hyrë në skenë sërish Reali i Madridit.

Sipas të përditshmes spanjolle AS, klubi merenges është vënë në kërkim të një alternative të Karim benzema dhe Zidane e pëlqen shumë sulmuesi argjentinas të Interit

‘Benzema do të ketë një zëvendësues-shkruan në faqen e parë të saj e përditshmja AS që është shumë pranë Realit të Madridit. Mësohet se Zidane i ka kërkuar Perez një alternativë apo një partner për Benzema në repartin e sulmit dhe Ikardi i përgjigjet profilit të kërkuar

Sipas spanjollëve tashmë vlera e kartonit të Ikardit nuk i kalon 60 milionë Euro, një zhvlerësim ky që ka ardhur edhe për shkak të mosmarrëveshjeve me klubin e Interit që i hoqi edhe shiritin e kapitenit.

sfidanti.al